#EDielaShqiptare nga #ArditGjebrea prej vitit 2008 në #TvKlan, programi më popullor në të gjitha familjet shqiptare çdo të dielë. Një program i cili përfshin një fashë orari maratonë, prej 6 orësh transmetim.

#hotelishtmegladin #GladiolaDona#sherbim

“Ia vodhën zemrën me gliko”, Gladi inspekton hotelin në Gjirokastër: Janë kampionë të pastërtisë

Hotelisht me Gladin rubrika e “E Diela Shqiptare” këtë herë  “misionin” e zhvilloi në një nga qytetet më të bukura të Shqipërisë, në Gjirokastër.  

“Përtej shërbimit të mirë, pjesës kulinarike, pjesës së  akomodimit të mirë, ka  shumë hotele që  po shkojnë përtej, ata kërkojnë gjëra më avangardë, siç është për shembull eficenca në energji. Ky hotel ku po shkojmë sot, kanë iplementuar një projekt të eficencës në energji me mbështetjen e këshilla për bizneset e vogla të bankës evropiane për rindërtim dhe zhvillim, program i turizmit i financuare nga Bashkimi Eurpian, me fjalë të tjera një hotel që e kursen energjinë dhe implementon në mënyrë eficente”, tha Gladi, ndërkohë që sigurisht ajo dhe tre miqtë e saj Majkëlli, eksperti i financave nga Amerika, Karmenin, ekspertja e verës nga Afrika e Jugut  dhe Marjusi që është ekspert i energjisë janë përgatitur për një “mision”.

Ata duhet të shikojnë nëse hoteli në Gjirokastër i përmbush standardet  europiane dhe a e kursejnë vërtetë energjinë?

Sapo shkelën në hotel, ata u përballën me një mikpritje të cilën nuk e kishin hasur në një vend, tjetër.  Recepsionistja e qeshur u ofroi menjëherë një gliko të bërë vetë duke u shpjeguar edhe traditën, se glikoja shërbehej si në çdo shtëpi gjirokastrite sapo hyn miku.  E duke u shpjeguar për traditën, recepsionistja duket  “se ua vodhi zemrat”, pasi edhe pse ndoshta nuk respektonin rregullat europiane të hotelerisë, por rregullat e veta, hoteli arrinte të jepte ndjenjën e të qenurit si në shtëpi.

“E kush thotë se gjirokastritë nuk janë dorëlëshuar? Ja pra se si i presin klientët në një hotel me një gliko me një anglishte të rrjedhshme, por ajo shpjegon traditën se glikoja në hotel jepet njësoj si në shtëpitë gjirkostrite sapo hyn miku dhe duket se të huajt impresionohen”.

Megjithatë  Gladi tentoi të gjente gabime apo papastërti, por dukej paska “sikur po  kërkonte gjilpërën në kashtë”, pasi siç e pohoi vetë ndërkohë që kontrollonte së bashku me Karmenin, gjirokastritët mbahen për pastërtinë. 

“Ti kërko sa të duash Karmen, por Gjirokastritët janë kampionë të pastërtisë, mbase kanë gjëra të tjera, mbase komunikimi duhet zbutur pak, por për gatim dhe pastërti, nuk ia hedh askush”.

 Edhe kërkesat e Gladit për fruta në 12 të natës apo për më shumë jastëk, kur katër kishte në shtrat, nuk shkaktuan asnjë shqetësim për recepsionisten dhe u zgjidhën në  mënyrë të menjëhershme. Ndërsa  për ushqimin, Gladi duket se e shijoi shumë./tvklan.al