Francesco Farioli nuk është më trajner i Ajax. Tekniku italian është larguar nga drejtimi i holandezëve, pasi humbi titullin një javë para fundit.

Drejtuesit e Ajax kanë nisur punën për zgjedhjen e trajnerit të ri dhe në listë është një emër i madh.

Bëhet fjalë për Erik Ten Hag. Ky i fundit e njeh mirë ambientin, pasi e drejtori Ajax-in nga viti 2018 deri në vitin 2022, duke fituar tre kampionate, dy Kupa dhe arriti njëherë në gjysmëfinalen e Ligës së Kampioneve.

Ten Hag është i lirë, pas largimit nga drejtimi i Manchester United, me të cilët nuk arriti rezultatet e dëshiruara.

Tekniku 55-vjeçar është dëshirë e madhe e drejtuesve, të cilët kanë nisur kontaktet e para. Ten Hag ndiqet edhe nga Leverkusen, që gjithashtu është në kërkim të një trajneri. /tvklan.al