Klan NewsKlan NewsKlan PlusKlan PlusKlan NostalgjiKlan NostalgjiKlan MusicKlan MusicKlan RadioKlan RadioKlani ImKlani Im

Cilësimet

Modaliteti i dritës

Madhësia e shkronjave

16px

Aksesueshmëria

Redukto lëvizjet

Pakëson animacionet dhe efektet pulsuese.

Font i lexueshëm

Përdor shkronja më të thjeshta për lexim.

Hapësira mes rreshtave

Thekso lidhjet

I bën linket më të dukshme në artikuj.

Ten Hag

Ten Hag kujton kohën te United: Ronaldo na zhgënjeu, nuk vraponte

Trajneri holandez, Erik Ten Hag, është rikthyer të flasë për kohën kur drejtonte Manchester United. Ai foli për periudhën e Cristiano Ronaldos, për të cilin theksoi se i zhgënjeu të gjithë. Sipas Ten Hag, Ronaldo nuk vraponte kur ekipi kishte nevojë për të, pavarësisht se shtoi se është një nga më të mirët në histori....

Tetor 20, 2026

Ten Hag interes nga Premier League

Ish-trajneri i Manchester United, Erik ten Hag, mund të rikthehet të drejtojë në Premier League, pasi klubi i Wolves ka shfaqur interes për shërbimet e tij. Ekipi aktualisht nuk ka trajner, pasi ndërpreu bashkëpunimin me teknikun Vitor Pereira, dhe Ten Hag shihet si një opsion surprizë. Wolves humbën 3-0 ndaj Fulham të shtunën, dhe drejtuesit...

Nëntor 4, 2025

Zyrtare, Leverkusen shkarkon trajnerin Ten Hag

Erik Ten Hag nuk është më trajneri i Bayer Leverkusen. Klubi gjerman ka njoftuar shkarkimin e teknikut holandez, pas vetëm dy javëve në Bundesligë. Humbja në javën e parë ndaj Hoffenheim dhe barazimi në ndeshjen e dytë ndaj Werder Bremen, nuk është pritur mirë nga drejtuesit. Ten Hag u emërua në stolin e “aspirinave” këtë...

Shtator 1, 2025
Erik Ten Hag

Ten Hag rrezikon shkarkimin te Leverkusen

Trajneri Erik Ten Hag rrezikon shkarkimin nga drejtimi i Bayer Leverkusen, ndonëse u emërua në stol vetëm pak javë më parë. Paraqitjet dhe rezultatet e skuadrës në drejtimin e holandezit, nuk kanë qenë bindëse dhe kjo ka sjellë pakënaqësi te drejtuesit. Humbja në ndeshjen e javës së parë ndaj Hoffenhaim dhe barazimi në ndeshjen e...

Gusht 31, 2025

Bundesliga, Leverkusenit i ikën fitorja në sekondat e fundit

Java e dytë e Bundesligës gjermane, ka sjellë rezultate surprizë. Bayer Leverkusen duhet të presë ende për të shijuar fitoren e parë sezonale, me trajnerin Ten Hag në stol. “Aspirinat” u ndalën në një barazim sperktakolar me rezultatin 3-3 ndaj skuadrës së Werder Bremen. Dopieta e Patrick Schick dhe goli i Tillman, krijuan idenë e...

Gusht 30, 2025
Erik Ten Hag

Humbën titullin, Ajax synon trajnerin Ten Hag

Francesco Farioli nuk është më trajner i Ajax. Tekniku italian është larguar nga drejtimi i holandezëve, pasi humbi titullin një javë para fundit. Drejtuesit e Ajax kanë nisur punën për zgjedhjen e trajnerit të ri dhe në listë është një emër i madh. Bëhet fjalë për Erik Ten Hag. Ky i fundit e njeh mirë...

Maj 19, 2025
Erik Ten Hag

U shkarkua nga Manchester United, zbulohet sa do të përfitojë Ten Hag

Trajneri Erik Ten Hag u shkarkua nga drejtimi i Manchester United pas humbjes ndaj West Ham. Megjithatë, siç ka ndodhur edhe në të kaluarën, ky vendim do i kushtojë jo pak arkave të “djajve”. Sipas asaj që raportohet nga “Goal”, Manchester United, do i paguajë një dëmshpërblim prej 21.5 milionë euro trajnerit holandez, për ndërprerjen...

Tetor 29, 2024
Erik Ten Hag

Ten Hag drejt shkarkimit, Manchester United ka gati trajnerin e ri

E ardhmja e trajnerit Erik Ten Hag në stolin e Manchester United, është në rrezik serioz. Holandezi nuk ka qenë kurrë më i rrezikuar për tu shkarkuar sesa këtë herë. Manchester United, ka bërë nisjen më të dobët të sezonit, që nga viti 1989 dhe kjo duket se ka mbushur kupën e drejtuesve, për të...

Tetor 7, 2024

Ten Hag tregon problemin e United

Trajneri Erik ten Hag mendon se Mançeter Junajtid nuk ka arritur që të marrë rezultate më të mira për shkak të mungesës së golave. Holandezi vë në dukje faktin se skuadra e tij ka treguar superioritet në zotërimin e topit, por jo në finalizim. “Nuk shënojmë gola! Nuk shënojmë gola mjaftueshëm! Ky është problemi, është...

Shtator 27, 2024

Barazimi në Europa League, Ten Hag: Twente e kishte ndeshjen e jetës

Manchester United zhgënjeu në ndeshjen e parë të Europa League, teksa nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 ndaj holandezëve të Twente. Pas ndeshjes, trajneri i “djajve” Erik Ten Hag, deklaroi se skuadra e tij duhet të ishte më cinike dhe ta kishte mbyllur ndeshjen, kur ishte në avantazh. “Për Twente-n ishte ndeshja e jetës....

Shtator 26, 2024