Pas 5 vitesh dhe 131 ndeshjesh të luajtura, Elseid Hysaj largohet nga skuadra e Lazios pasi në fundin e qershorit i skadon kontrata me bardhekaltërit. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare është përshëndetur me klubin kryeqytetas me një postim në rrjetet sociale.

“Kanë qenë vite shumë intensive, me shumë emocione dhe momente të bukura, por edhe të vështira. Roma do të jetë gjithmonë një pjesë e rëndësishme e jetës time. Shpresoj që Lazio të rikthehet aty ku e meriton”, shkroi Hysaj.

Edhe klubi bardhekaltër u përshëndet me mbrojtësin, pavarësisht se trajneri Sarri nuk i dha asnjë minutë në ndeshjen e fundit.

Tani, si lojtar i lirë, Hysaj ka luksin të zgjedhë ekipin e ardhshëm. Për të ka pasur interes nga disa skuadra të Serisë A, por edhe nga kampionati arab.

Arbër Hoxha ka festuar titullin kampion në Kroaci me Dinamon e Zagrebit. Sulmuesi i Kombëtares ka qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm të ekipit kroat këtë sezon, pasi ka shënuar 7 gola dhe ka dhënë gjithashtu 7 asiste. Hoxha fitoi edhe Kupën e Kroacisë.

Tv Klan

/tvklan.al