Klan NewsKlan NewsKlan PlusKlan PlusKlan NostalgjiKlan NostalgjiKlan MusicKlan MusicKlan RadioKlan RadioKlani ImKlani Im

Cilësimet

Modaliteti i dritës

Madhësia e shkronjave

16px

Aksesueshmëria

Redukto lëvizjet

Pakëson animacionet dhe efektet pulsuese.

Font i lexueshëm

Përdor shkronja më të thjeshta për lexim.

Hapësira mes rreshtave

Thekso lidhjet

I bën linket më të dukshme në artikuj.

Kombëtarja Shqiptare

Sabah Kerjota shkëlqen në Skoci

Sabah Kerjota jep sinjale të forta në Skoci dhe i kujton trajnerit të Kombëtares, Rolando Maran, se mbetet një alternativë për të ardhmen. Pasi u grumbullua në tetor me kuqezinjtë për Ligën e Kombeve, por nuk mori asnjë minutë në katër ndeshje, Kerjota nuk u përfshi në listën e nëntorit. Megjithatë, përgjigjja e tij erdhi...

Nëntor 22, 2026

Kombëtarja, mes më të mirave të Nations League

Fitorja kundër Finlandës ka konfirmuar momentin pozitiv për Kombëtaren shqiptare nën drejtimin e trajnerit Rolando Maran. Italiani ia ka dalë që në pak kohë të përçojë idetë e tij në skuadër, e cila tani duket e rilindur në lojë dhe me shumë besim në vetvete. Gjithçka konfirmohet edhe nga statistikat e Ligës së Kombeve, që...

Nëntor 14, 2026

Kuqezinjtë u stërvitën në Tiranë

Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar seancën e fundit zyrtare përpara ndeshjes kundër Bjellorusisë këtu në kryeqytet. Në dispozicion të trajnerit Maran ishin rikthyer të gjithë lojtarët, të cilët një ditë më parë nuk morën ngarkesë të plotë. Italiani ka monitoruar nga afër gjendjen e tyre fizike për të vendosur formacionin titullar me të cilin do të...

Nëntor 14, 2026

Nis nesër grumbullimi i Kombëtares

Kombëtarja shqiptare do të nisë këtë të hënë grumbullimin për ndeshjet e fundit të Ligës së Kombeve kundër Finlandës dhe Bjellorusisë. Trajneri Ronaldo Maran do të zhvillojë stërvitjen e parë, e cila do të jetë e hapur edhe për tifozët kuqezinj që kanë dëshirë të shohin nga afër përgatitjet e skuadrës. Maran ka grumbulluar 27...

Nëntor 8, 2026

Kombëtarja synon dy talente në Zvicër

Luftë për dy talentet shqiptare, FSHF-ja dërgon delegacion special në Zvicër!

Nëntor 3, 2026

Bajrami shënon golin e parë në Arabi

Nedim Bajrami ka shënuar golin e tij të parë me fanellën e Al Taonit, në elitën e futbollit saudit. Mesfushorit shqiptar i mjaftuan vetëm gjashtë minuta në fushë për të lënë gjurmën e tij në sfidën ndaj Al Rijadhit. I aktivizuar në minutën e 72-të, Bajrami realizoi një gol mjaft të bukur, me një goditje...

Tetor 25, 2026

Uzuni shkëlqen në MLS, dy gola për Austin

Myrto Uzuni shkëlqen në kampionatin amerikan, duke i dhënë fitoren skuadrës së Ostin. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare realizoi dopietë në transfertën ndaj Kensas Siti, në një ndeshje të fituar me përmbysje, me rezultatin dy me një. Uzuni gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 64-t, ndërsa vulosi fitoren në minutën e 86-të. Pas 23 paraqitjeve...

Tetor 25, 2026

Mediat italiane ngrenë alarmin për Caprile-n 

Mediat italiane i kanë bërë jehonë lajmit që portieri i Cagliari, Elia Caprile, u pajis me pasaportë shqiptare, duke ngritur një kambanë alarmi se ai mund të zgjedhë të luajë për Kombëtaren kuqezi në të ardhmen. E përditshmja sportive Gazzetta dello Sport bën një analizë më të detajuar të situatës, teksa në titullin e saj...

Tetor 24, 2026

Sfida me Finlandën, Kombëtarja mbërrin në Helsinki

Kombëtarja shqiptare ka mbërritur në Finlandë, në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e tretë të Ligës së Kombeve. Pas përfundimit të seancës së fundit stërvitore në Cesena, kuqezinjtë kanë udhëtuar drejt Helsinkit dhe janë akomoduar në hotel, duke vijuar përgatitjet për sfidën e radhës. Skuadra e drejtuar nga trajneri Rolando Maran ka zhvilluar dy seanca...

Tetor 1, 2026

Trajneri Maran flet për TV Klan: Kjo Kombëtare ka të ardhme!

Rolando Maran është gati për debutimin zyrtar në krye të Kombëtares shqiptare, ku kuqezinjtë më 26 shtator do të presin në “Air Albania” Bjellorusinë, në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve. Kompeticion që, për italianin, duhet marrë seriozisht. Në një intervistë për TV Klan, ai thekson se rezultatet pozitive mund të na afrojnë me...

Shtator 12, 2026