Katër llogari bankare me vlerë afro 220 mijë euro në emër të prindërve të S.A., një 33-vjeçar i dënuar në SHBA me 22 vite burg për akte terroriste, kërkohen të konfiskohen nga Prokuroria e Tiranës. Përmes një njoftimi zyrtar, kjo e fundit tha se nga hetimi pasuror i nisur një vit më parë janë identifikuar transaksione financiare të pajustifikuara të rrethit të tij familjar.
“Rezultoi se ka transaksione financiare në banka shqiptare të nivelit të dytë, apo veprime të tjera ekonomike në vlera të larta, të cilat nuk mund të justifikohen me të ardhurat e krijuara ndër vite. Këta shtetas deklaruan se të ardhurat i kanë krijuar nga qiratë dhe kursimet, por nuk kanë dokumente për të provuar këto deklarata. Vlerat monetare, objekt kërkese për konfiskim, nuk kanë prejardhje të ligjshme dhe këto pasuri nuk justifikohen me të ardhura të ligjshme dhe dokumentacion”.
Në vitin 2016, shqiptari, në atë kohë 22 vjeç, u arrestua në New York nga Agjencia Amerikane e Antiterrorit në bashkëpunim me FBI-në. Ndaj tij u ngritën akuzat për terrorizëm dhe zotërim të materialeve mbështetëse ndaj shtetit islamik ISIS, vepra për të cilat më vonë u gjet fajtor dhe u dënua nga drejtësia amerikane. Mediat amerikane raportuan në atë kohë se ai kishte tentuar disa herë të udhëtonte drejt Lindjes së Mesme për t’iu bashkuar ISIS.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 