I nxehti ekstrem që po përjetojmë është mjaft i dëmshëm edhe për shëndetin mendor.
Si pasojë e valëve të të nxehtit vërehet rritje me rreth 20% të kërkesave për shërbime psikiatrike në shërbimet e urgjencave në vendet evropiane.
Sipas enteve shtetërore dhe institucioneve shëndetësore, i nxehti ekstrem mund të rëndojë shumë ankthin, shqetësimet e humorit dhe ata me probleme psikiatrike.
Gjithashtu ndikojnë në luhatje psikotike, kriza depresive dhe sjellje agresive dhe vetëlënduese.
Ndër arsyet që ndikojnë janë disa molekula specifike në disa prej ilaçeve të përdorura në terapi të ndryshme të spektrit të shqetësimeve mendore, por edhe ndalimi pa këshillë nga mjeku i ilaçeve.
Gjithashtu çka ndikon mjaft dhe ekspozon më tepër personat me shqetësime të tilla janë izolimi social që gjatë verës rritet, por edhe mungesa e pajisjeve që ndihmojnë në freskimin e mjedisit ku jetohet, në mungesë klimatizimi apo pa termoizolimin e duhur.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 