Në një rrëfim prekës në programin “Ka Një Mesazh Për Ty” në Tv Klan, Marjeta ndau dhimbjen dhe zhgënjimin që i solli humbja e besimit të një mikeshës shumë të afërt. Ajo tregon për miqësinë e jashtëzakonshme që kishin ndarë, udhëtimet e përbashkëta, dhe momentet e gëzuara që të gjithë i admironin, përfshirë edhe motrën e mikeshës së saj që, siç pranon Marjeta, ishte plot xhelozi.
Por ajo që e tronditi më shumë ishte kur mikesha e saj e akuzoi për diçka që nuk e kishte bërë kurrë. Marjeta rrëfen momentin kur iu ul në gjunjë, duke qarë, për ta bindur se nuk i kishte nxjerrë sekretet, por në vend të besimit gjeti mosbesimin e saj.
Marjeta Po dhe ndenja atje. Më vonë erdhi burri pas dy muajsh. Miqësinë që kishim ne e admironin që të gjithë atje. Aq mirë kalonim, çdo gjë e ndanim bashkë, udhëtonim bashkë ngado. Këtë gjë vetëm motra e saj nuk e pëlqeu dhe ishte shumë xheloze, jo vetëm për miqësinë tonë, por edhe për shumë gjëra të tjera në adresë të saj, derisa na ndau.
Ardit Gjebrea: Si iu ndau?
Marjeta Duke i thënë asaj, sikur unë i kisha nxjerrë sekretet e saj. Por ju betohem edhe sot që jam këtu, nuk di që shoqja ime të ketë pasur sekrete. Ajo ishte shumë sociale në komunikimin me njerëzit.
Ardit Gjebrea: U ftoh nga ty?
Marjeta U ftoh shumë. I kërkova që të ballafaqoheshim, në fillim pranoi. Kur ma tha pas një viti arsyen, unë i jam betuar dhe i jam ulur në gjunjë duke qarë që unë nuk e kam bërë një gjë të tillë me ty. Gjithsesi bëri sikur më besoi, por përsëri vazhdoi që të ishte shumë e ftohtë. Aty i thashë edhe unë “stop”, as në telefon të mos më marrë. E shkëputa. Ajo me gjërat e saja personale ishte transparente me njerëzit. Derisa unë harrita që ky libër me kopertinën e saj më zhgënjeu shumë, por më shumë më befasoi me përmbajtjen që kishte ky libër.
Ardit Gjebrea: Pse?
Marjeta Ajo në të vërtet është një njeri shumë i mirë. Ka një zemër aq të mirë. Por, më zhgënjeu se nuk më besoi. Dhe unë e kam vuajtur shumë me veten time këtë gjë, sepse thoja si e besoi një gjë të tillë për mua. Kjo gjë më ka zhgënjyer dhe më ka bërë ta përjetoj shumë keq. Por, më ka bërë edhe të reflektoj nga ana tjetër, që unë gjithë shoqërinë e vjetër e lashë pas dore. Prandaj edhe ndodhem sot këtu, se më duket se u kam bërë padrejtësi unë këtyre dhe u kërkoj falje. Sa herë që i merja në telefon, ato nuk më kanë treguar kurrë zemërimin, por etëm dashurinë, pavarësisht se unë nuk u dilja në takime, nuk pija më kafe me to, nuk dilja shëtitje, ato gjithmonë më flisnin me shumë dashuri. Në këto pesë vite me mësuese Nadon kam pirë vetëm një herë kafe.
/tvklan.al












Botërori 2026 
