30 shtator 2026 – Psikologia Graciela Mana, e ftuar në emisionin “Shije Shtëpie” në Tv Klan, ka folur për mënyrën se si duhet të trajtohen rastet kur një person paraqet simptoma që mund të lidhen me ankthin apo stresin.

Mana u ndal te një praktikë që, sipas saj, mund të haset edhe te profesionistë të rinj, të cilët mund t’ia atribuojnë menjëherë simptomat gjendjes psikologjike, pa përjashtuar më parë shkaqet fiziologjike.

“Batutat janë: “Eha, e ke nga stresi”, apo “Shiko marrëdhënien me veten”. Në në shumë raste, në të cilat realisht, domethënë ne duhet të kemi gjithmonë parasysh që edhe në në profesionin tonë, gjithçka është kusht që në fillim ti do përjashtosh gjithçka që është fiziologjike”, tha ajo.

Psikologia theksoi se përpara se simptomat të lidhen me ankthin apo stresin, duhet të përjashtohen faktorët e tjerë dhe të kryhen kontrollet e nevojshme mjekësore.

“Pastaj, hajde merremi me këtë pjesën psikologjike. Jo direkt, meqë mua më më vijnë përshtat simptomat le të themi, them: “Po, këto janë simptomat e ankthit”, apo “Kemi një gjendje stresi”, apo “Një shterim energjish”. Jo, do do përjashtojmë gjithë faktorët e tjerë, do mbarojmë gjithë protokollet mjekësore, kontrollet e duhura, pastaj do merremi me pjesën tjetër. Fatkeqësisht e gjejnë veten edhe shumë prej profesionistëve të rinj në në këtë zanatin tonë, që fillojnë dhe trajtojnë… Po, fillojnë dhe trajtojnë pa çuar, pa referuar njëherë te mjeku”, sqaroi psikologia.

/tvklan.al