Ish-presidenti Ilir Meta kërkon që në seancën e parë gjyqësore që do të zhvillohet në Gjykatën e Posaçme të mos jetë i mbyllur në kafazin e xhamtë, por të jetë në bankën e të akuzuarve ngjitur me avokatin.

Kjo është hera e dytë që Meta paraqet kërkesë në GJKKO për këtë çështje.

Kujtojmë se më 27 prill ora 11:00, Gjykata e Posaçme do të mbajë seancën e parë të gjykimit për ish-presidentin Ilir Meta, ish-deputeten Monika Kryemadhi dhe 3 të pandehurit e të tjerë të përfshirë në të njëjtën dosje.

Meta akuzohet për tre vepra penale, të cilat iu komunikuan më 4 gusht 2025, sa i përket dosjes CEZ/DIA dhe lobimit në SHBA. Ai akuzohet për fshehje pasurie, pastrim parash dhe korrupsion.

Ai ndodhet në paraburgim që prej tetorit të vitit 2024, ndërsa Kryemadhi është nën masën e detyrimit për paraqitje. Dosja “Meta” përfshin gjithashtu hetime ndaj nënës së Kryemadhit, Pirro Xhixhos dhe Ema Çokut.

Të pandehurit akuzohen për disa vepra penale, përfshirë korrupsionin pasiv, pastrimin e parave dhe mosdeklarimin e pasurive.