Ministri i Punëve të Brendshme Besfort Lamallari, ka marrë pjesë këtë të mërkurë, më 29 prill, në inagurimin e Komisariatit të ri të Krujës.
Në aktivitetin e organizuar me këtë rast, përveç ministrit Lamallari, morën pjesë edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, si dhe Drejtori i Policisë së Tiranës, Elton Alushi.
Në fjalën e tij ministri Lamallari tha se bëhet fjalë për një rritje të shërbimeve policore dhe të standardeve në nivele europiane.
“Infrastruktura është shumë e rëndësishme padyshim. Janë 204 milionë lekë të buxhetit të shtetit të investuara këtu. Gjithë kjo hapësirë e cila nënkupton edhe standarde më të mira, si për të miturit të cilët kanë ambiente të posaçme, si për dhomat e shoqërimit, të marrit në pyetje, për dhomat e mjekut, të avokatit, por nga ana tjetër flasim edhe për standarde europiane. Janë mbi të gjitha edhe ambientet e punës të mbi 145 punonjësve, të cilët shërbejnë, punojnë këtu, dhe kjo përkthehet edhe në një shërbim cilësor për qytetarët. Kështu që absolutisht përgëzime! Ta gëzoni!”, tha Lamallari.
Më tej gjatë takimit, ai iu drejtua punonjësve të Policisë së Shtetit, duke kërkuar nga ata rritje të standardit të shërbimit ndaj qytetarëve.: “Vërtet janë parametrat më të mira të të punuarit në mënyrë dinjitoze, të ofrimit të shërbimit ashtu siç e presin edhe qytetarët.
Ti shërbeni me dinjitet punës tuaj në këto mjedise, në standardet më të mira që janë ofruar. Kjo nënkupton edhe përgjegjësi më të madhe. Ashtu siç keni këtë godinë të re, ashtu kërkohet edhe shërbimi juaj, në standardin më të lartë të qytetarëve të cilët përballen me problematika, që vijnë të qajnë këto halle me ju.”
Për Skënder Hitën, ky investim duhet kthyer në shërbim ndaj qytetarëve dhe punë sa më efikase.
Në total janë rikonstruktuar mbi 2200 m² ambiente, duke krijuar një infrastrukturë moderne dhe funksionale në shërbim të komunitetit.






Drejtori i Përgjithshëm Hita, ka qenë i prerë në detyrat për efektivat e Policisë Krujë në drejtim të parandalimit dhe goditjes së kultivimit dhe shitjes së kanabisit. Për personat që lëvizin me armë, për kapjen e personave në kërkim me rrezikshmëri duke përmendur edhe Ylli Zallën, që sa herë e kontrollojnë në banesë i gjejnë armë dhe ai nuk është kapur ende.
Në fund të takimit, Drejtori i Përgjithshëm kërkoi nga shërbimet e Policisë Rrugore që të zbatojnë me rigorozitet porositë e dhëna, duke u fokusuar te teknologjia për evidentimin e shkeljeve (Lexo këtu).





Komisariati i ri ofron kushte bashkëkohore për rreth 140 punonjës të policisë, si dhe ambiente të dedikuara sipas standardeve për trajtimin e rasteve, përfshirë hapësira për të miturit, praninë e mjekut dhe avokatit, si dhe salla të posaçme për marrjen në pyetje. Gjithashtu, është ndërtuar një sallë operative me standarde të avancuara, që garanton reagim më të shpejtë dhe më efikas ndaj çdo situate.
Në vijim të takimit me punonjësit e policisë së këtij komisariati, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, kërkoi më shumë angazhim në goditjen e pikave të paligjshme të lojërave të fatit, tentativës për kultivim të kanabisit, si dhe arrestimin e personave të shpallur në kërkim. Një vëmendje të veçantë tha Hita, duhet t’i kushtoni edhe krimeve mjedisore, si dhe ndërtimeve pa leje.












Botërori 2026 