Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, gjatë seancës së sotme plenare në Kuvend, më 27 tetor, iu përgjigj pyetjeve të deputetëve lidhur me hetimet për inceneratorët e Tiranës, Elbasanit dhe Fierit.
Dumani tha se deri tani në kuadër të këtyre hetimeve, janë hetuar 71 persona.
Ai u pyet se përse nuk e ka marrë ende Erion Veliajn si të pandehur për inceneratorin e Tiranës, për të cilin tha se: “SPAK ka hetuar, në kuadër të këtyre hetimeve, 71 persona të të gjitha niveleve; disa janë në vendime të formës penale të prerë, disa janë në proces hetimi. Lidhur me pyetjen që bëhet për ta trajtuar në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, në lidhje me inceneratorin e Elbasanit dhe Fierit, këto dy procedime penale i kanë kaluar të gjitha fazat e hetimit gjyqësor dhe i kanë gjetur të drejtë kualifikimin ligjor të bërë nga ana e Prokurorisë së Posaçme. Lidhur me pyetjen pse nuk e kam marrë ende z.Veliaj të pandehur, ju kujtoj se hetimet paraprake nuk kanë përfunduar, por vazhdojnë akoma”.
/tvklan.al












Botërori 2026 