Flamujt e partive janë bërë përsëri  pretekst i një incidenti  në këtë fushatë për zgjedhjet lokale. Gjatë pasdites në komunën e Paskuqanit, përkrahësit e kandidatit të Partisë Socialiste, Hazbi Arapi kanë dhunuar një të ri, i cili ka qenë duke vendosur një flamur të Partisë Demokratike në një shtyllë.

“Po  vejsha flamujt e Partisë Demokratike, erdhën militantët e PS, më thanë mos vej flamuj. Thashë pse mos vej. E kam marrë me qera. I thashë shtyllën ke marrë me qera? Më tha mu zbrit poshtë dhe filloi tu tund shkallët me më hudh poshtë. Vjen një militant aty dhe më thotë ti do ja japësh votën PS më tha mu se ti je vendali këtu. Thashë normale vendali, zoti kryetar Fatos Rexha  ka bërë thashë  për këtë vend dhe do ja jap vetëm atij. Tashi më godet me shpullë edhe vëllai i kandidatit tjetër më kap prej fyti.”

Fatos Rexha: “Ka mëse dy javë që Partia Socialiste bashkë me këta individë apo elementë të cilët tepër agresivë ushtrojnë presion mbi popullin e thjeshtë  duke dhunuar çuna të rinj, duke dhunuar këtë popull në mënyrë konstante të vazhdueshme. Unë i them zotërinjve ju lutem, ju lutem punoni ashtu siç duhet dhe të vazhdojmë në atë vazhdën e kulturës demokratike që ka populli i Paskuqanit dhe mos e provokoni këtë popull.”

Gjatë fushatës për zgjedhjet e  8 Majit kanë ndodhur edhe disa incidente të tjera mes simpatizantëve të të dyja forcave politike si ai në komunën e Kasharit, por edhe në Kamëz./tvklan.al

/tvklan.al