Kreu i doganës se Durrësit, denoncon publikisht veprimet arbitrare të kryera nga punonjës të prokurorisë së rrethit gjyqësore në Durrës. Bëhet fjalë për një incident të nisur para 6 ditësh në doganën e Durrësit, ku  dy persona të prezantuar si oficerë të policisë gjyqësore, Arjan Xhaferraj dhe Klandi Malaj i kanë ushtruar presion të hapur në lidhje me arsyet e mos-pajisjes së një automjeti me vërtetim hyrje.

Në këtë incident janë përfshirë edhe punonjës të prokurorisë së rrethit në hakmarrje ndaj refuzimit doganor 

Arben Ibro: “Një diçka që është bërë publike një letër që unë i kam dërguar prokurores së përgjithshme në lidhje me një incident që ndodhi me doganën e Durrësit, mes doganës së Durrësit dhe prokurorisë së Durrësit. Qenka shumë e fortë kërcënimi prej atij që duhet ta mbrojnë faktikisht ligjin.”

Titullari i Doganës së Durrësit Arben Ibro i ka dërguar një letër kryeprokurores Ina Rama dhe disa prej institucioneve më të larta shtetërore ku i bën me dije se ndihet i pafuqishëm të vazhdojë normalisht detyrën, duke kërkuar nga kryeprokurorja ndaljen e dhunës psikologjike që po ushtron Prokuroria e Durrësit ndaj Degës Doganore.

Arben Ibro: “Kam kërkuar që të ngrihet një grup pune nga prokuroria dhe të vijnë ta hetojnë këtë lloj incidenti që ka ndodhur në doganën e Durrësit. Për fat të keq nuk kam asnjë lloj reagimi.”/tvklan.al

Gazetare: Enkelejda Arapi