Këtë të Shtunë, mbahet etapa e dytë e “Giro d’Italia” në Shqipëri, në garën kronometër. E gjithë gara zhvillohet në Tiranë, ku çiklistët duelojnë për vendin e parë.

Ashtu si një ditë më parë edhe në etapën e dytë nuk munguan incidentet. Çiklisti australian, Luke Plapp, u rrëzua në një kthesë në afërsi të stadiumit “Arena Kombëtare”.

Pavarësisht dhimbjeve, ai u ngrit dhe vazhdoi garën normalisht, ndërsa pak metra larg rënies, ndryshoi edhe biçikletën.

Kujtojmë se etapa e tretë dhe e fundit në Shqipëri, do të mbahet ditën e Diel në qytetin e Vlorës.

/tvklan.al