Ditën e sotme do të mbahet etapa e dytë e “Giro d’Italia” e cila do të jetë e gjitha në Tiranë. Nga ora 8 e mëngjesit deri në 10 do ketë ndalim parkimi pranë Zogut të Zi, rrugës Durrësit, rrugës Fortuzi, rruga e Barrikadave dhe pas pallatit të kulturës.

Ndalim qarkullimi dhe parkimi do ketë nga ora 10:00 deri në orën 18:00 edhe në sheshin Skënderbej, bulevardi Gjergj Fishta dhe Bajram Curri, Muhamet Gjollesha, Ibrahim Rugova dhe segmente të tjera.

Ndërkohë nga gara do të do të ketë kufizime të lëvizjes së qytetarëve edhe në disa blloqe banimi.

Akses të kufizuar kanë pjesët e banimit në rrugët lidhëse me rrugën “Papa Gjon Pali” dhe zona e kodrës së priftit. Do të lejohet lëvizja e banorëve në rrugën e Dibrës, ndërsa zona e Qytetit Studenti do ketë akses vetëm në unazën Lindore.

Tirana e Re dhe Blloku do të kenë dalje në selitë dhe digën e liqenit, ndërsa banorët në Myslym Shyri duhet të përdorin bulevardin Zogu i Parë dhe Mine Peza.

Në kuadër të zhvillimit të etapës së dytë të garës ndërkombëtare të çiklizmit “Giro d’Italia”, që do të zhvillohet sot në Tiranë, punonjësit e Policisë, mëngjesin e sotëm, zhvilluan një instruktazh të posaçëm me punonjësit e Policisë, për përmbushjen me përpikmëri të detyrave funksionale përgjatë itinerarit të garës.

Ditën e djeshme u mbajt etapa e parë e Giro d’Italia” në Shqipëri. Fitues i kësaj etape ishte Mads Pedersen, i skuadrës Lidl-Trek.


Masat e policisë:

– Ndalim qarkullimi dhe parkimi, ora 10:00–18:00.

– Sheshin “Skenderbej”; Rrugën “Urani Pano”;Rrugën “Dedë Gjo Luli”; Rrugën “Ibrahim Rugova”; Rrugën “Deshmorët e 4 Shkurtit”;Bulevardin “Gjergj Fishta”; Rrugën “Muhamet Gjollesha”;Bulevardin “Bajram Curri”;Rrugën “Ibrahim Rugova”;Rrugën “Lek Dugagjini”; Rrugën “Dervish Hima”; Rrugën e Elbasanit- Rrethrrotullimi i Saukut;Rrugën “Abdyl Frashëri”;Bulevardin “Zogu I” deri te rruga “Fortuzi”;Rruga pas Pallatit të Kulturës.

– Kufizime në aksesin e disa blloqeve të banimit, veçanërisht në zonat në rrugët lidhëse me rrugën “.Papa Gjon Pali II” dhe “Ukraina e Lirë”, nuk kanë akses për të dalë gjatë orarit 10:00-18:00.


/tvklan.al