Aktivistët indianë po sfidojnë në gjyq qeverinë e Kryeministrit Narendra Modi, të cilën e akuzojnë për përdorimin e mbikëqyrjes me inteligjencë artificiale në protestat e javëve të fundit.
Të rinjtë nga lëvizja e vetëquajtur “Partia e Buburrecave” publikuan në rrjetet sociale pamje të një furgoni të policisë të pajisur me kamera në një direk teleskopik që ofronte një pamje 360 gradë të tubimit.
Një protestuese i ka kërkuar Gjykatës së Lartë të Delhit të shpallë mbikëqyrjen masive të protestuesve jokushtetuese dhe të urdhërojë shkatërrimin e të gjitha të dhënave personale të mbledhura gjatë demonstratës, si dhe hartimin e udhëzimeve se si mund të përdoret teknologjia e mbikëqyrjes.
Policia u pa gjithashtu duke kontrolluar emrat e profileve në Instagram të të rinjve që mbërrinin në protestë.
India nuk ka ligj që rregullon përdorimin e teknologjisë së njohjes së fytyrës nga policia dhe mbikëqyrja në vendin kryesor të protestës në New Delhi ishte një shkelje e ligjit, thonë aktivistët.
Qeveria thotë se kontrolle të tilla ishin të ligjshme dhe në interes publik për të siguruar ligjin dhe rendin. Një officer policie tha për agjencinë e lajmeve Reuters se Inteligjenca artificiale i ndihmon të identifikojnë njerëz me të kaluar kriminale dhe të numërojnë protestuesit.
Studentët në Indi i ndalën protestat, pasi u plotësua kërkesa e tyre kryesore, dorëheqja e ministrit të arsimit. Lëvizja filloi pas publikimit të provimit për pranimin në degën e mjekësisë, që i shtyu të rinjtë të kërkonin një reformim të sistemit arsimor.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 