Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, është në qendër të kritikave për shkak të planit të publikuar javë më parë për të shitur të drejtat e Botërorit tek një kompani private. Më shumë se kaq, kreu i futbollit botëror ka thyer besimin e shumë shteteve dhe rrezikon të humbasë postin e tij.
Infantino nuk i ka kursyer ironitë ndaj gazetarit të “Sky Sport”, James Matthews, i cili e pyeti pas një takimi në Republikën Domenikane nëse e kishte tradhtuar futbollin dhe nëse po mendonte të jepte dorëheqjen.
Ai e komplimentoi për modelin e flokëve, duke injoruar temën konkrete për futbollin, madje i tha se mund të takoheshin te berberi. Një takim, që nuk do të ndodhë kurrë.
Mediat britanike bëjnë me dije se Infantino është rebeluar për kryengritjen e konfederatave CONCACAF dhe UEFA për të organizuar një kompeticion të ri të Ligës së Kombeve, ku do të merrnin pjesë të gjitha shtetet.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 
