Mjekët: Gjendja e Presidentit nuk është e lehtë

Presidenti amerikan Donald Tramp u shfaq për herë të parë publikisht, që pasi rezultoi i infektuar me COVID-19. Përmes një videoje nga zyra e përkohshme që i është ngritur në klinikën ushtarake Uolltër Rid në Uashington, shefi i Shtëpisë së Bardhë u shfaq optimist edhe pse pranoi se ka patur shqetësime nga koronavirusi.

“Erdha këtu sepse nuk po ndihesha mirë. Tani jam shumë më mirë. Testi kryesor është në ditët e ardhshme. Të shohim çdo ndodhë, por besoj se do të kthehem shumë shpejt. Do vazhdoj fushatën ashtu siç e nisa”.

Trump publikoi foto nga zyra e tij në spital, ndërsa falenderoi stafin e posaçëm për punën që po bën për kurimin e tij. Ndërsa kreu i ekipit mjeksor e konsideroi gjendjen shëndetsore të Trumpit jo fare të lehtë.

“Regjimi që po ndiqet ndaj Presidentit nuk është për ata persona që kanë simptoma të lehta. Ai nuk ka temperaturë dhe kjo na jep shpresë. Por duhet të shohim reagimin gjatë orëve të ardhshme për ta përcaktuar më qartë”.

E teksa Trump kurohet për simptomat e COVID-19, grupe mbështetësish të tij kanë zhvilluar tumbime pranë Shtëpisë së Bardhë dhe klinikës duke i uruar Presidentit shërim sa më të shpejtë.

Tv Klan