Inflacioni arrin në nivelet rekord të të paktën të këtyre 6 viteve të fundit. Rritja e çmimit të energjisë elektrike ka ndikuar menjëherë te inflacioni, i cili për muajin mars fluturoi në shifrën 4.6% nga 2.7% të një viti më parë. Drejtoresha e Institutit të Statistikës Ines Nurja, tha për televizionin Klan se krahas tarifave të energjisë, në këtë vlerë të lartë të inflacionit kanë dhënë ndikimin e vetë edhe çmimet e ushqimeve dhe ato të karburanteve.

Ines Nurja: “Duhet theksuar që ndikimin më të madh në rritjen e inflacionit qoftë mujor, qoftë inflacionit vjetor e ka ndryshimi ose rritja e energjisë elektrike, çmimi i energjisë elektrike në muajin Mars 2008 ka shënuar një rritje me 23.7%. Vlen të theksohet që gjatë muajit Mars çmimi i naftës shënoi një rritje me 1.4% dhe çmimi i benzinës me 0.5%.”

Inflacioni 4.6% tregon rritjen e çmimeve të konsumit për muajin aktual krahasuar me atë të një viti më parë, çmimet janë rritur edhe kundrejt muajit të dytë të muajit të dytë të këtij viti me 0.9% ku ndjeshëm rritja evidentohet te frutat, zarzavatet dhe lëndët djegëse./tvklan.al

Gazetar: Fjorald Zguro