Viti 2010 u mbyll me rritje ekonomike 3.9% krahasuar me vitin 2009, ku rritja ekonomike rezulton 3.3%.
Ledion Shahini: “Janë bërë dhe vlerësimet paraprake të vitit 2010, i cili krahasuar me vitin 2009 shënoi një rritje prej 3.9%.”
Sipas të dhënave zyrtare nga instituti i statistikave, rritja ekonomike ka shënuar ecuri pozitive gjatë 4 tremujorëve ku në periudhat Tetor – Dhjetor është regjistruar rritja ekonomike më e lartë, me 5.4%. Viti 2010 u nis me rritje ekonomike gjatë tremujorit të parë me 2.2%, duke ndjekur trendin rritës. Në tremujorin e dytë me 3.3 % dhe në tremujorin e tretë më 4.9 %.
Në tremujorin e katërt degët që kanë patur rritjet më të larta krahasuar me 2009 kanë qenë industria 24.4%, tregtia me 12.8%, transporti me 7.1%./tvklan.al












Botërori 2026 