Sipas vlerësimeve paraprake të INSTAT, viti 2025 u mbyll me një rritje ekonomike prej 3,79%, duke u ngadalësuar në krahasuar me vitin 2024, ku zgjerimi ishte 4.05%.
Në tremujorin e katërt Produkti i Brendshëm Bruto shënoi një rritje reale prej 3,80% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar.
Kjo rritje u mbështet u mbështet kryesisht nga ndërtimi, pasuritë e paluajtshme dhe performanca e taksave.
Sipas INSTAT taksat Neto mbi produktet është një nga kontribuesi kryesor me 1,54 % dhe rritje vjetore prej 12,02%.
Edhe ndërtimi ka dhënë një kontribut të lartë prej 1,17 % dhe një rritje vjetore prej 7,36%.
Administrata, Arsimi, Shëndetësia shënuar rritjen më të lartë sektoriale prej 8,30% ndërsa pasuritë e shënuan rritje prej 6,25%, duke shtuar 0,32 pikë përqindje në PBB.
Ndërkohë që ndikimi i aktivitetit “Tregti, Transport, Akomodimi dhe shërbim ushqimor” që do të ndikohej direkt nga konsumi i të huajve ka qenë minimal në të gjithë tremujorët. Edhe në tremujorin e katërt të publikuar se fundmi nga INSTAT rritja për këtë grup është prej 0.22 pikë përqindje, nga 3.79% rritja totale.
Edhe konsumi final i popullatës për gjithë vitin 2025 ishte 2.77%, më i ulëti pas pandemisë.
Në krahun tjetër, rritja u frenua nga performanca negative në sektorët prodhues dhe teknologjikë, ku uljen më të madhe e ka sektori i bujqësisë me një rënia prej 2,19%, Industria dhe Energjia -1,59% dhe Informacioni e Komunikacioni -3,55%.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 