Sektori i ndërtimit në vend po kalon një fazë të re dinamizmi, por me një profil të ndryshuar.
Gjatë tremujorit të tretë të këtij viti, bashkitë në të gjithë vendin kanë miratuar 419 leje të reja ndërtimi, duke shënuar një rritje të fortë prej 45 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Analiza e të dhënave të INSTAT tregon një fenomen interesant, ndërsa numri i lejeve është rritur ndjeshëm, sipërfaqja totale e ndërtimit është zgjeruar me vetëm 3.5 për qind.
Kjo vjen pasi këtë verë janë miratuar më shumë objekte të vogla banimi, kryesisht shtëpi me një ose dy kate, sesa ndërtesa të larta.
Megjithatë, vlera financiare e projekteve ka pësuar një kërcim rekord prej mbi 51 për qind, duke arritur në 24.1 miliardë lekë.
Këtë rritje të vlerës e mbajnë gjallë investimet e mëdha në infrastrukturë, rrugë dhe ujësjellës, si dhe objektet tregtare që zënë peshën kryesore te ndërtesat jo-rezidente.
Edhe pse shifrat janë ende paraprake në pritje të raportimit të plotë nga të gjitha institucionet, trendi i tremujorit të tretë sinjalizon se ndërtimi mbetet një nga motorët kryesorë të ekonomisë shqiptare.
/tvklan.al












Botërori 2026 