Goli i Benxhamin Kremaskit mjaftoi për Inter Majemin për të qëndruar si ekipi i vetëm i pamposhtur në MLS, pas fitores 1-0 ndaj Columbus Crew në Cleveland.
Sfida u luajt 233 km larg Kolumbus, pasi pronarët e ekipit të Crew, Jimmy dhe Dee Haslam, që gjithashtu zotërojnë edhe klubin e futbollit amerikan Cleveland Browns dhe stadiumin e tyre, donin që të përfitonin nga prania e yllit të Inter Miamit, Lionel Mesi.
Si rezultat, skuadra nuk përfitoi nga atmosfera e zakonshme që tifozët e saj dhuronin në impiantin ku ekipi luan zakonisht. Edhe pse shumë fansa udhëtuan në Kolumbus, numri i fansave në mbështetje të yllit argjentinas dhe ekipit të Miamit thuajse barazonte ata të rivalëve.
Nga kapaciteti prej 67 431 vende, në stadium ishin 60,614. Në të 29, portieri i ekipit mik, Oskar Ustari bëri një pritje të bukur në tentativën e Maks Arfsten. Një minutë më pas, Kremaski realizoi golin e vetëm të sfidës.
Edhe Mesi kishte mundësinë e tij për të shënuar rrjetën e dytë, por nuk shënjestroi siç duhet portën.
Vendasit tentuan golin e barazimit, por u treguan të pasaktë.
Inter Miami ka 18 pikë pas tetë javëve të luajtura në kampionatin amerikan dhe kryeson renditjen në Konferencën e Lindjes.
Klan News