Como dhe Interi kanë barazuar 0-0 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë, duke i lënë llogaritë e hapura për sfidën e kthimit.

Në “Sinigalja” ndeshja kishte shumë emocione, por jo gola. Skuadra e Fabregasit dominoi 45 minutat e para duke krijuar rastet më të rrezikshme.

Niko Paz provoi me një goditje nga larg u ndal nga portieri Martinez dhe Mërgim Vojvoda, që lëvizi bukur brenda zonës, por nuk kishte saktësi.

Në të dytën, Interi reagoi duke goditur një traversë me Darmian, por rastin më flagrant e pati Como me Valen, që shpërdoroi nga shumë afër portës.

Zikaltrit janë në emergjencë totale sidomos në repartin e sulmit. Trajneri Kristian Kivu e pranoi se kjo nuk ishte një sfidë e luajtur mirë dhe premtoi se në të kthimit tifozët do të shohin një tjetër Inter. Tani vëmendja e madhe është në fundjavë, ku do të luhet derbi i Milanos, që përcakton shumë mbi fatet e sezonit.

Sa i përket Kupës së Italisë, gjysmëfinalja tjetër është ajo mes Lacios dhe Atalantës, që do të luhet këtë të mërkurë në orën 21:00.

Tv Klan

/tvklan.al