Senati refuzon t’ja kufizojë pushtetin Trump, për luftën
Senati me shumicë republikane ka refuzuar një rezolutë për të kufizuar pushtetin për sa i përket çështjeve të luftës së Donald Trump.
Kjo ishte përpjekja e shtatë e demokratëve që nga fillimi i konfliktit, në drejtim të kufizimit të pushtetit të presidentit. Debati ka të bëjë me kohën e vendimit për luftë dhe armëpushimin e shpallur.
Demokratët thonë se Trump ka tejkaluar afatin për miratim nga Kongresi. Republikanët argumentojnë se afati është pezulluar me njoftimin e armëpushimit.
Tensione mes Iranit e Kuvajtit për arrestimin e 4 personave
Irani ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të katër qytetarëve të tij të arrestuar nga Kuvajti në Gjirin Persik.
Teherani akuzon Kuvajtin për sulm të paligjshëm ndaj një anijeje iraniane.
Ministri i Jashtëm iranian ka paralajmëruar se Irani mund të reagojë ndaj këtij veprimi. Ndërsa Kuvajti pretendon se të arrestuarit janë oficerë iranianë që kanë hyrë ilegalisht në territorin e tij.
Irani: Nuk e lëshojmë Hormuzin, na jep të ardhura nga nafta
Zëdhënësi i ushtrisë iraniane, Mohammad Akraminia, deklaroi se kontrolli i Ngushticës së Hormuzit mund të rrisë ndjeshëm të ardhurat nga nafta, deri në dyfishim.
Sipas tij, kjo zonë strategjike i jep Iranit ndikim më të madh ekonomik dhe politik në arenën ndërkombëtare. Ngushtica, përmes së cilës kalon rreth 20% e naftës botërore, është bërë pikë kyçe tensioni në rajon.
NATO: Evropa dhe SHBA-të bashkë për sigurinë në Ngushticën e Hormuzit
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte deklaroi se mesazhi i tij për Shtetet e Bashkuara është që Evropa po ndjek nga afër situatën në Ngushticën e Hormuzit.
Ai theksoi se vendet evropiane po bashkëpunojnë ngushtë me SHBA-të dhe aleatët për të garantuar që Ngushtica të mbetet e hapur.
Sipas tij, po koordinohen operacione për pastrimin e minave në zonë, me pjesëmarrje të forcave të ndryshme detare.
Inteligjenca amerikane: Trump ka vlerësuar gabim, Irani s’është i dobët
Agjencitë amerikane të inteligjencës kanë kundërshtuar deklaratat e presidentit Donald Trump lidhur me dobësimin e Iranit. Sipas raportimeve të paraqitura në Kongres me, Irani vazhdon të ketë një arsenal të madh raketash dhe mbetet një kërcënim serioz në rajon.
Trump kishte deklaruar se Irani është “shkatërruar” dhe se forcat detare, ajrore dhe rezervat raketore të Teheranit janë pothuajse të asgjësuara. Megjithatë, vlerësimet e inteligjencës amerikane paraqesin një situatë ndryshe, duke treguar se kapacitetet ushtarake iraniane janë ende të konsiderueshme.
Pamje të reja nga sulmet në Liban



Të paktën tetë persona janë vrarë, përfshirë dy fëmijë, si pasojë e një serie sulmesh ajrore izraelite në një autostradë bregdetare në jug të Libanit, raporton Al Jazeera. Sulmet ndodhën pranë zonave Barja, Jiyeh dhe Saadiyat, në autostradën Sidon-Jug.
UAE ‘ngrin’ pasuritë e 21 libanezëve

Emiratet e Bashkuara Arabe kanë shpallur 21 persona dhe organizata libaneze si “terroriste” dhe kanë urdhëruar ngrirjen e pasurive të tyre, duke i akuzuar për lidhje me Hezbollah-un, raportoi agjencia zyrtare e lajmeve e Emirateve, sipas AFP.
UAE, ku jeton një komunitet i madh libanez, ishte një nga objektivat kryesore të sulmeve me raketa dhe dronë iranianë gjatë luftës rajonale të shkaktuar nga sulmet amerikane dhe izraelite ndaj Iranit. Hezbollah është një lëvizje militante libaneze e mbështetur nga Irani, e cila u përfshi në luftën në Lindjen e Mesme duke kryer sulme ndaj Izraelit, si hakmarrje për vrasjen e udhëheqësit suprem iranian.
Hezbollah ka njoftuar se ka goditur me raketa një grup ushtarësh izraelitë mes zonës së Wadi al-Uyun dhe qytetit Sarbin në jug të Libanit. Shton gjithashtu se ka shënjestruar një mjet ushtarak izraelit “Namer” dhe ka deklaruar se e ka goditur me sukses. Sipas Hezbollah-ut, është sulmuar edhe një buldozer ushtarak izraelit D9 në zonën Khallat al-Raj, pranë fshatit Deir Siryan në jug të Libanit.
Ministrat e energjisë të Bashkimit Europian po diskutojnë krijimin e një takse mbi fitimet e jashtëzakonshme të kompanive energjetike, të cilat kanë përfituar nga rritja e çmimeve pas përshkallëzimit të luftës në Iran, ka deklaruar ministri grek i Energjisë, Nikos Taragas, sipas Al Jazeera. Ministrja spanjolle e Energjisë, Sara Aagesen, ka bërë të ditur se pesë vende të BE-së, përfshirë Spanjën, mbështesin vendosjen e një takse të tillë. Ministrat e energjisë të BE-së pritet të mblidhen të enjten në Nikosia për të diskutuar këtë çështje.












Botërori 2026 
