Qeveria britanike thotë se ka sinjale të forta për përfshirjen e Iranit në incidentin e ndodhur në bazën ajrore RAF Fairford.

Kryeministri britanik Andy Burnham tha për BBC se autoritetet po hetojnë një rol të mundshëm të Iranit, por theksoi se hetimi mbetet në zhvillim.

“Ka indikacione të forta se Irani ka luajtur një rol në ngjarjet e fundjavës në RAF Fairford, por sigurisht që bëhet fjalë për një hetim policor kompleks dhe serioz që vijon ende, dhe natyrisht ne po bashkëpunojmë ngushtë me kolegët tanë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha Andy Burnham.

Nga ana tjetër, Teherani i ka hedhur poshtë këto pretendime.

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, tha se kryeministri britanik “po kërkon në vendin e gabuar”, ndërsa kritikoi edhe vendimin për lirimin me kusht të të dyshuarve.

Edhe baza iraniane në Londër i cilësoi këto pretendime si të pabaza dhe dashakeqe.

Lirimi me kusht i të arrestuarave, u kritikua nga presidenti amerikan, Donald Trump i cili theksoi se të dyshuarit nuk duhet të ishin lënë të lirë.

Pesë shtetas britanikë, të moshave 23 dhe 25 vjeç u arrestuan në orët e para të mëngjesit, pasi policia u njoftua për tre automjete të dyshimta në Whelford.

Baza ajrore Fairford është përdorur edhe nga forcat ajrore të SHBA për dekada të tëra dhe në muajt e fundit bombarduesit amerikanë janë ngritur nga aty drejt Lindjes së Mesme, pasi Britania miratoi kërkesën amerikane për ta përdorur atë për sulme mbrojtëse kundër Iranit.

Teherani deklaroi në korrik se “çdo bazë e përdorur për agresion kundër territorit iranian përbën një objektiv legjitim” për forcat e tyre.

Klan News

/tvklan.al