Flakë në Ambasadën Amerikane në Bagdad shkaktoi një sulm me dronë shpërthyes nga Irani, mëngjesin e kësaj të shtune.

Droni shpërtheu në zonën e uljes së helikopterëve. Deri më tani nuk është folur për viktima dhe dëmet në ndërtesën shumë të fortifikuar të ambasadës. Është sulmi i dytë brenda dy javësh që shënjestron selinë diplomatike të SHBA-së, në ditën e 15-të të konfliktit. Presidenti amerikan Donald Trump, përmes rrjeteve sociale se Irani foli për mposhtje të plotë të Iranti në fushëbetejë në fushën e betejës.

“Mediat e lajmeve të rreme nuk njoftojë se sa mirë ushtria amerikane po ia del ndaj Iranit që është mposhtur plotësisht dhe tani kërkon një marrëveshje, por jo një marrëveshje që unë ta pranoj”, shprehet Donald Trump, Presidenti i SHBA-ve.

SHBA bombarduan edhe ishullin strategjik të Kharg-ut në Iran, duke goditur objektivat ushtarakë, por duke kursyer infrastrukturën e naftës që shërben për 90% të eksporteve iraniane. Teherani mohon dëmet serioze, ndërsa u përgjigj duke lëshuar 30 raketa balistike ndaj Izraelit. Sipas Gardës Revolucionare, raketat goditën sisteme aerospaziale, por ende nuk ka një bilanc zyrtar për viktima.

Izraeli u kundërpërgjigj me sulme në Tabriz dhe Urmia, duke goditur komplekse missilistike nëntokësore.Ndërkohë, Tel Avivi po përgatit një sulm të madh tokësor në jug të Libanit, me qëllim kontrollin e territorit deri në lumin Litani.

Tv Klan

/tvklan.al