Këshilli i Ministrave ka emëruar këtë të premte ish-deputetin e Partisë Demokratike, Dashnor Sulën, Kryeinspektor të Përgjithshëm. Vendimi u mor në mbledhjen e sotme të qeverisë.
Sula zëvendëson në këtë detyrë Shkëlqim Hajdarin, i cili nga ana tjetër emërohet prefekt i Tiranës.
Sjellim ndërmend se Dashnor Sula, në seancën e datës 2 korrik 2025, mbajti fjalimin e tij të fundit si deputet, pasi ai nuk ishte pjesë e listave të PD-së në zgjedhjet e 11 Majit.
Atë ditë, Sula tha se ndihet krenar me veten që po del nga Kuvendi jo si një hipokrit, servil apo lëpirës.
Ndërkohë sjellim ndërmend se ish-Kryeinspektori Shkëlqim Hajdari, i cili kishte dhënë dorëheqjen së fundmi, e kishte mbajtur këtë post që prej vitit 2016 kur ishte emëruar nga Këshilli i ministrave, pas një eksperiencë mbi 20-vjeçare në sistemin e Drejtësisë.
Klan News ka mësuar se Hajdari do të jetë prefekti i ri i Tiranës, duke zëvendësuar në këtë detyrë Afrim Qendron.












Botërori 2026 
