Aktiviteti muzikor synon të tërheqë turistët vendas dhe të huaj

“Iso mbi Kalldrëm” rikthehet në pazarin karakteristik të qytetit të Gjirokastrës. Cikli i fundjavave të këngës polifonike, po tërheq vëmendjen e artdashësve të këngës popullore por edhe turistëve, të cilët kanë zgjedhur qytetin e gurtë për tëe kaluar pushimet.

Përgjatë rrugëve të kalldrëmta do të përformojnë disa prej grupeve të mirënjohura të këngës popullore labe.

Sipas nënkryetares të bashkisë Kristina Gushi, këto aktivitete synojne të kthehen edhe në një pikë tërheqëse për guidat e turistëve vendas dhe të huaj që vizitojnë këtë verë qytetin e Gjirokastrës.

“Sot starton edicioni i dytë i “Iso mbi Kalldrëm”. Netët e Gushtit çdo fundjave do të jenë plot me gjallëri, muzikë, traditë, trashëgimi, polifoni.”

Përgjatë këtij muaji Bashkia Gjirokastër po organizon aktivitete kulturore dhe artistike të cilat tërheqin turiste te shumte

“Eshte shumë bukur kur këndojnë kështu. Ne jemi nga Australia, por kam motrën këtu edhe gruan. Kemi ardhur në Gjirokastër është shumë bukur.”

“Shumë bukur, është hera e parë që kemi ardhur këtu. Jam kënaqur, më vjen keq që nejta vetëm një natë.”

“Iso mbi Kalldrëm”, rikthehet për të tretin vit radhazi, në kuadër të të cilit grupe të ndryshme popullore, interpretojnë në ambient të hapur, duke u bërë një prej atraksioneve kryesore të mbrëmjeve gjirokastrite.

Klan News

/tvklan.al