Dërgon 6 mjekë dhe infermierë për përballimin e Covid

Italia i kthen nderin Shqipërisë për përballimin e pandemisë së Covid-19.

Ekipi i bluzave të bardha i përbërë nga 6 mjekë dhe infermierë do të ofrojnë ndihmë konsulence për mjekët e spitalit infektiv dhe atij “Shefqet Ndroqi”, për diagnostifikimin dhe luftën ndaj Covid-19.

Përvec ekipit të mjekëve, Italia ka ofruar si ndihmë edhe 500 mijë maska kirurgjikale.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu falenderoi qeverinë italianë për ndihmën e ofruar.

Në muajt Mars-Prill, Shqipëria dërgoi dy ekipe mjekësh dhe infermierësh për të ndihmuar Italinë për situatën e rëndë të pandemisë.

Tv Klan