Kryeministri Benjamin Netanyahu ka deklaruar se vendi i tij nuk e ka pranuar planin amerikan që parashikon tërheqjen e trupave nga Rripi i Gazës duke theksuar se Izraeli nuk do të ndryshojë qëndrim deri në çarmatosjen e plotë të Hamasit.
“Kjo është e para, së dyti, ne u kemi udhëzuar ushtarëve të IDF-së të bëjnë gjithçka që është e nevojshme për të mbrojtur veten, për të mbrojtur territorin tonë dhe për të mbrojtur qytetarët tanë”, tha Netyanahu.
Deklarata e kryeministrit izraelit erdhi pas një takimi me Këshillin e Paqes të ngritur nga presidenti amerikan Trump, i cili po ndërmjetëson për zbatimin e fazës së dytë të planit për armëpushim në Gaza.
Ushtria izraelite pritet të vijojë të mbajë pozicionet që kontrollon aktualisht në enklavë dhe nuk do të tërhiqet derisa të përfundojë procesi i çarmatimit të Hamasit.
Ndërkohë, grupi militant palestinez është shprehur i gatshëm të pranojë propozimin amrikan, i cili parashikon ndër të tjerash, ndërprerjen e luftimeve nga të dyja palët dhe çarmatimin e Hamasit.
Grupi militant ka marrë mbështetje të plotë nga Teherani i cili tha këtë të mërkurë se do të mbështesë çdo iniciativë ose vendim të marrë nga udhëheqësit palestinezë në negociatat indirekte midis Hamas dhe Izraelit.
/tvklan.al












Botërori 2026 
