Ushtria izraelite kreu një valë tjetër sulmesh ajrore intensive nëpër vende të shumta në pjesët veriore, lindore dhe jugore të Rripit të Gazës, duke përfshirë Khan Younis.
Të paktën 24 persona raportohet se janë vrarë në sulmet ajrore në të gjithë, pasi Izraeli tha se po rifillonte operacionet luftarake në territorin palestinez. Ushtria izraelite tha se kishte shënjestruar atë që e quajti një vendndodhje ushtarake të Hamasit nga ku grupi po përgatitej të qëllonte në Izrael. Anijet e kontrolluara nga Hamasi u goditën gjithashtu.
Bombardimi nuk është i të njëjtit shkallë si të martën, kur Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi thotë se më shumë se 400 njerëz u vranë dhe nuk ka asnjë shenjë ndalimi të sulmeve të reja izraelite. Kjo vjen pasi Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se luftimet do të rifillonin “me forcë të plotë”, duke shtuar: “Ky është vetëm fillimi”.
“Në dy javët e fundit Izraeli nuk nisi asnjë veprim ushtarak me shpresën se Hamasi do të ndryshonte kursin. Epo, kjo nuk ndodhi. Kjo është arsyeja pse autorizova dje sulmet e reja ushtarake kundër Hamasit. Izraeli nuk synon civilët palestinezë por terroristët e Hamasit”, u shpreh Netanyahu.
Qindra njerëz protestuan në qendër të Parisit duke dënuar sulmet e fundit ajrore izraelite në Gaza dhe duke bërë thirrje për një armëpushim. Protestuesit u mblodhën në Place de la Republique, ndërsa valëvitnin flamuj palestinezë dhe brohoritnin “Ne jemi të gjithë fëmijët e Gazës”
Protesta pati gjithashtu edhe në New York, Jordani dhe Izrael. Izraelitët kritikuan Kryeministrin Benjamin Netanyahu pasi ai urdhëroi sulme në Rripin e Gazës sepse Hamasi kishte refuzuar propozimet për të siguruar një zgjatje të armëpushimit.
Negociatat për fazën e dytë duhej të fillonin gjashtë javë më parë por kjo nuk ndodhi. Sipas fazës së dytë të propozuar, Izraeli do të tërhiqte trupat nga Gaza, por Izraeli dhe SHBA në vend të kësaj kërkuan një zgjatje të fazës së parë, me lirimin e më shumë pengjeve në këmbim të më shumë të burgosurve palestinezë.
Ndërkaq Itamar Ben-Gvir do të rikthehet në postin që mbante më pare si ministër i Sigurisë së Brendshme. Ai u votua unanimisht për t’u rikthyer. Kjo do të thotë për Netanyahun se ai ka një shumicë solide dhe se nuk ka absolutisht asnjë frikë se qeveria e tij mund të shembet në një votë mosbesimi.
Klan News