Izraelitët e shikojnë si të rëndësishme sfidën me Shqipërinë. Në stol nuk do të kenë trajnerin Ran Ben Shimon, i cili mungon për shkak të problemeve shëndetësore. Ekipin do ta drejtojë ndihmësi, Gal Cohen, i cili vlerësoi Kuqezinjtë, duke e konsideruar një kundërshtar të vështirë.
“Është një situatë ndryshe te Shqipëria, pasi keni një trajner të ri, por edhe ne nuk e kemi për shkak të problemeve shëndetësore dhe duam ta bëjmë krenar. Ne presim që të luajmë ndaj një ekipi të mirë dhe lojtarësh cilësorë. I kemi parë dhe analizuar dhe dimë që do të jetë e vështirë. Nuk dimë si do të luajë, por kemi besim te lojtarët tanë dhe duam ta fitojmë këtë ndeshje, pasi është shumë e rëndësishme për ne”.
Kjo do të jetë ndeshja e gjashtë mes dy përfaqësueseve. Në të mëparshmet, të gjitha në takime zyrtare, 2 janë fituar nga Shqipëria dhe 3 nga Izraeli.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 