James Rodriguez pritet të rikthehet në La Liga-n spanjolle, aty ku në të kaluarën ka luajtur me fanellën e Real Madrid.

Fantazisti kolumbian është pjesë e Botafogo në Brazil, por mund të rikthehet në Europë.

33-vjeçari është pranë transferimit te skuadra e Rayo Vallecano. “Marca” raporton të klubi spanjoll ka arritur marrëveshjen me James Rodriguez dhe zyrtarizimi pritet të vijë në ditët e ardhshme.

Te Rayo Vallecano, fantazisti do të bëhej shok skuadre edhe me mbrojtësin e Shqipërisë, Ivan Balliu.

James tregoi një formë të jashtëzakonshme në Kupën e Amerikës me Kolumbinë dhe kjo bëri që në gjurmët e tij të vihen disa klube. Megjithatë drejtuesit e Rayo Vallecano, u treguan më të shpejtë për të mbyllur një marrëveshje.

Rodriguez ka një karrierë pasur, pasi ka luajtur për klube si Porto, Monaco, Real Madrid, Bayer Munich, Everton, Al-Rayyan dhe Olympiacos. /tvklan.al