Fillimi i javës ka nisur me reshje intensive të përqëndruara kryesisht në veri dhe lindje të vendit.

Sipas parashikimeve të sinoptikanëve, ndryshe nga e hëna me reshje, e marta dhe e mërkura kanë një përmirësim të situatës, për tu rikthyer sërish të enjten.

“Në zonat veriore janë plotësuar kuotat mujore të reshjeve. Pas të hënës, e enjtja risjell reshjet intensive por jugu do ketë intensitetin më të madh të reshjeve”, tha meteorologia Lajda Porja.

Meteorologët parashikojnë ulje të temperaturave, për shkak të rrymave të ftohta që pritet të depërtojnë në Ballkan.

Sipas meteorologëve kushtet e motit mbeten të paqëndrueshme edhe për fundjavën e festave të nëntorit.

Në Veri dhe Lindje të vendit, në lartësitë mbi 1000 m nga niveli i detit reshjet pritet të jenë në formë dëbore.

Klan News

/tvklan.al