Nicola Peltz dhe Brooklyn Beckham kanë reaguar me dhimbje pas vdekjes së Presley Gerber, djalit të Cindy Crawford dhe Rande Gerber, i cili ndërroi jetë në moshën 27-vjeçare në një klinikë rehabilitimi.

Gerber kishte luftuar prej vitesh me varësinë nga droga, krizat e panikut dhe probleme të shëndetit mendor, ndërsa autoritetet po shqyrtojnë edhe mundësinë e një mbidoze si shkak të vdekjes.

Nicola Peltz, bashkëshortja e Brooklyn Beckham, e përshëndeti me një mesazh prekës në Instagram, duke e cilësuar Presley-n si një “dritë të pastër” dhe duke shprehur mirënjohjen që e kishte pasur në jetën e saj.

“Jam vërtet e shkatërruar. Presley ishte një dritë e pastër në këtë botë, kishte zemrën më të mirë. Ndihem shumë me fat që e pata në jetën time. Nuk do ta harroj kurrë mirësinë e tij dhe mënyrën se si ishte gjithmonë aty për miqtë e tij. Ngushëllimet e mia më të thella për familjen e tij. Na mungon dhe të duam shumë, Presley. Jemi të shkatërruar”, shkroi ajo.

Edhe Brooklyn Beckham ndau dhimbjen e tij përmes rrjeteve sociale. Djali i madh i David dhe Victoria Beckham publikoi një fotografi ku shfaqej së bashku me Presley-n dhe i dha lamtumirën mikut të tij me fjalë të ndjera.

“Jam i shkatërruar. Presley, ti ishe njeriu me zemrën më të mirë dhe do të na mungosh jashtëzakonisht shumë. Të duam”, shkroi Brooklyn.

Dy mesazhet e tyre i bashkohen homazheve të personazheve të njohur që kanë shprehur publikisht dhimbjen për humbjen e 27-vjeçarit.

/tvklan.al