Liburn Aliu është larguar nga drejtimi i Autoritetit Portual Durrës, pasi ka paraqitur dorëheqjen nga detyra.

Ky hap vjen rreth 1 vit pas emërimit të tij në këtë port të rëndësishëm të vendit. Në vend të tij është emëruar Andrea Shllaku, i cili pritet të marrë drejtimin e Autoritetit Portual Durrës.

Shllaku ka qenë më parë drejtues i një Departamenti në Portin e Durrësit, kur drejtor i Përgjithshëm ishte Pirro Vengu.

Më pas ishte Zv/Ministër i Mbrojtjes, kur sërish titullar ishte Pirro Vengu.

/tvklan.al