Gjatë fjalimit të tij në mbledhjen Shqipëri-Kosovë, Liburn Aliu, ministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në Kosovë, rrëfeu edhe një detaj shumë interesant. Gjatë kohës kur Aliu ishte në gjimnaz, ai dhe ministrja e Arsimit, Evis Kushi, ishin shokë klase.

Liburn Aliu: E për mua është edhe një kënaqësi tjetër. Po e shkruajmë këtë memorandum në Elbasan, në qytetin ku unë kam qenë në shkollë, në gjimnazin “Dhaskal Todri” dhe kam pasur shoqe klase ministren Evis Kushi. Sot pas kësaj mbledhjeje do të mund të pimë kafe me shokët tanë të klasës. Kjo ia shton, aq më tepër për mua personalisht, gëzimin e shkrimit të këtij memorandumi dhe ju uroj të gjithëve punë të mbarë./tvklan.al