50 Cent, në bashkëpunim me Hulu-n, do të realizojnë një dokumentar me tre episode lidhur me jetën e reperit.

Dokumentari, titulli i së cilit ende nuk dihet, do të ndjekë rrugëtimin e artistit nga vitet e hershme në lagjen South Jamaica, në Queens, deri në shndërrimin e tij në një figurë globale të muzikës dhe të biznesit.

Rrëfimi do të përfshijë momente kyçe të jetës së tij, përfshirë mbijetesën pas nëntë plagëve me armë zjarri në vitin 2000, një ngjarje që tronditi industrinë muzikore dhe shënoi një pikë kthese në jetën e tij.

Dokumentari do të ndalet gjithashtu te debutimi i tij i bujshëm në vitin 2003 me albumin Get Rich or Die Tryin’, i cili e vendosi menjëherë në majat e hip-hopit botëror.

Përtej muzikës, seria do të eksplorojë edhe kalimin e suksesshëm të 50 Cent në televizion dhe kinematografi, duke theksuar rolin e tij si producent dhe sipërmarrës.

/tvklan.al