Reperi i njohur në SHBA, Diddy, është përfshirë prej disa ditësh në një vorbull akuzash të rënda për sulme seksuale. Shkak është bërë një padi e fundit nga një producent muzikor që e akuzon për sulme seksuale, ku ndër të tjera tregon edhe episode të jetës seksuale të Diddy që kanë të bëjnë me ngacmime, sulme etj.

Në padi është përmendur edhe rasti i Daphne Joy, ish-partnerja e reperit të njohur 50 Cent me të cilin ka një djalë.

Sipas producentit muzikor që ka bërë padinë, reperi Diddy e përdorte Daphne Joy e përdorte si një punëtore seksi. Diddy mburrej se kishte disa gra që u jepte rrogë mujore, e një ndër përflitet se ka qenë edhe Daphne Joy, ish-partnerja e 50 Cent.

Producenti muzikor Jones Jr. pretendon se reperi Diddy u paguan rrogë mujore disa grave që të punojnë si punëtore seksi për të.

Në fakt, Diddy dhe Daphne Joy janë fotografua së bashku në një plazh në Miami në vitin 2021.

Foto: Diddy dhe Daphne Joy

Por Daphne Joy reagoi duke mohuar akuzat dhe tha se do ta ndjekë çështjen në gjykatë.

Nga ana tjetër, reagoi edhe vetë reperi 50 Cent, i cili ka qenë i lidhur me Daphne Joy në vitin 2011 dhe një vit më vonë u bënë prindër të një djali. Lidhja e tyre kaloi disa peripeci nëpër gjykata me akuzat për dhunë fizike nga 50 Cent dhe sot janë të ndarë. Ky i fundit, duke komentuar pretendimet e bëra së fundmi, e quan ish të dashurën e tij “një punëtore seksi”.

Erdhe me shpresën për të bërë një fëmijë tjetër me mua, por unë isha i zënë. Pastaj u ktheve dhe fillove të merrje para nga Diddy. Ja pra ku jemi, punëtore e vogël seksi”, ka shkruar 50 Cent në një prej postimeve të tij në Instagram për këtë çështje.

Ndërkohë, Daphne Joy sot ka edhe një llogari në OnlyFans, ku publikohen foto apo video me përmbajtje erotike kundrejt pagesës.

Skandali me reperin e njohur Diddy për sulme seksuale po bën bujë në SHBA muajt e fundit për shkak të emrave të përmendur dhe akuzave të shumta.

/tvklan.al