#JoVetëmModë #OrindaHuta #TvKlan #EraldoRexho

Eraldo Rexho: Besova në këtë projekt dhe u bë

Ilir Morina ndryshon pamje për destinacionin e rradhës

Marçela Lati në prapaskenat e një seti fotografik

Ilir Morina: I kam lënë porosi familjes që të flasin me ambasadën nëse nuk i telefonoj për 7 ditë

Në emisionin “Jo Vetëm Modë”, në Tv Klan ka qenë i ftuar Ilir Morina i cili ka vizituar 201 vende në të gjithë botën, dhe duket se udhëtimet janë pasioni i tij më i madh. Ai jeton mes Gjermanisë dhe Kosovës dhe gjatë intervistës zbuloi se e ka porositur familjen e tij që nëse nuk i telefonon për 7 ditë kur ai ndodhet nëpër udhëtime të ndryshme nëpër botë, duhet të flasin me ambasadën.  

Kjo për shkak se në shumë vende mund të përballet me të papritura, për shembull disa shtete të Afrikës nuk janë të sigurta, madje ai ka përjetuar disa situata jo fort të këndshme, si burgu për 5 ditë në Afrikë, apo përballja me dikë që i drejtoi pistoletën.

Orinda Huta: I ke lënë porosi familjarëve të tu nëse brenda 7 ditëve unë nuk ju telefonoj, atëherë…

Ilir Morina: Thirr ambasadën.

Orinda Huta: Çfarë mund të ndodhë në këto raste?

Ilir Morina: Po kanë ndodhur shumë raste, në këto shtetet afrikane, kam qenë në burg se ka disa shtete që janë shumë korruptuese, në disa shtete duhet të kesh pasaportë, por ka pasur raste kur pasaporta ka qenë në ambasadë për ndonjë shtet tjetrë, për të aplikuar për ndonjë vizë. Kur kam qenë i ri kam qenë me shumë temperament. Atëherë një fjalë, një fjalë atëherë… E kam ngrënë një herë burgun për 5 ditë atje. Hoteli i ka parë që valixhet i kam aty në dhomë, ku është ky person nga Gjermania? Kanë thirrur policinë, më kanë ndihmuar dhe pagova për të dalë jashtë.

Ka pasur një rast kur një person ka ardhur me allti (pistoletë). Nëpër këto vende gjithmonë e kam pasur një thikë me vete dhe pak që kam qenë në ushtri dhe jam mësuar me këto situata. Gjuhën e trupit e mësoj kur dikush e ndryshon dhe në momentin kur ai person ka nxjerrë alltinë, ka bërë një gabim sepse e ka nxjerrë prej çantës shumë avash, unë nxora thikën edhe…

Orinda Huta: E ke goditur?

Ilir Morina: Po, pak.

Orinda Huta: Pak që do të thotë përfunduat në spital?

Ilir Morina: Në atë moment kam qenë me një shoqe, ajo është avokate dhe më thotë Ilir vrapojmë se dhe policia aty nëse shikonte çfarë ka ndodhur na kishin futur në burg ose do kishin kërkuar para. /tvklan.al