Me Euro 2024 dhe Copa América që luajtën të dielën ndeshjen e fundit, vëmendja kthehet drejt sezonit 2024-2025.

Për të gjithë është kuriozitet se cili është ekskluziviteti i EA Sports FC?

Edicioni 2024-2025 i serisë së lojërave në vjeshtë do të sjellë përditësime. Risitë më interesante të EASFC 25 që do të zbulohen gjatë kësaj jave në ditët në vijim.

Dhe përpara se të bëhen publike, EA ka konfirmuar se mesfushori i Real Madrid dhe Anglisë, Jude Bellingham do të shfaqet në kopertinën e lojës së re, së bashku me yllin e Barcelonës dhe Spanjës, Aitana Bonmatí.

Jo vetëm kaq, Bellingham dhe Bonmati-t, do t’i bashkohen në kopertinë dhe treshja legjendare David Beckham, Zinedine Zidane dhe Gianluigi Buffon. /tvklan.al