Juventusi vazhdon kërkimet për të përforcuar repartin e sulmit dhe emri më i ri në listën e dëshirave është Gustavo Varela.
Sulmuesi po zhvillon një sezon fantastik me fanellën e Monza, duke realizuar nëntë gola në vetëm dhjetë paraqitje në Serie A. Impakti i jashtëzakonshëm i 21-vjeçarit në kampionatin italian ka tërhequr menjëherë vëmendjen e klubeve më të mëdha, duke e kthyer atë në një nga lojtarët më të kërkuar të momentit.
Skuadra si Inter dhe Napoli janë vënë gjithashtu në ndjekje të talentit, me napolitanët që po mendojnë një lëvizje konkrete që në merkaton e janarit. Për të mposhtur këtë konkurrencë, drejtori sportiv i Juventusit, Massara, po shfrytëzon marrëdhëniet e shkëlqyera me agjencinë që menaxhon interesat e lojtarit.
Kjo është e njëjta agjenci që përfaqëson edhe talentin bardhezi Licina, i cili aktualisht aktivizohet në formë huazimi te skuadra e Cremonese. Drejtuesit torinezë e shohin këtë lidhje si një avantazh thelbësor për të befasuar rivalët dhe për të siguruar shërbimet e golashënuesit premtues.
Gjatë merkatos së dimrit, klubi bardhezi do të afrojë patjetër një sulmues të ri, duke vlerësuar me kujdes të gjitha mundësitë, përfshirë edhe emra si Tresoldi që mbetet një sugjerim interesant për të ardhmen.
/tvklan.al












Botërori 2026 
