Juventusi ka përjashtuar nga lista e Europa Ligës sulmuesin e Kosovës Edon Zhegrova. Një sinjal i qartë nga ana e trajnerit Luçiano Spaleti se ka humbur besimin te 27-vjeçari që tani është në një pikë kritike të karrierës.

Në ditët e fundit të merkatos u përfol se Zhegrova mund të linte bardhezinjtë për t’u transferuar te Lacio, por marrëveshja nuk u konkretizua. Megjithatë, për të ka pasur interesim nga Arabia Saudite, që ende nuk e ka mbyllur merkaton zyrtarisht.

Qëndrimi në Torino do të sillte shumë probleme për shqiptarin sepse ai është i treti në hierarkinë e krahut të djathtë të sulmit, ku dy të parët që do të alternojnë fanellën e titullarit janë Niko Gonzalez dhe Françisko Konseisao.

Rendimenti i shqiptarit nuk ka qenë i duhuri me fanellën bardhezi, pasi në sezonin e kaluar nuk la gjurmë në ndeshjet që u aktivizua, duke e mbyllur me zero gola dhe zero asiste.

Statistika këto që kanë bindur trajnerin Spaleti për të mos i dhënë një tjetër shans.

Tv Klan

/tvklan.al