Juventusi ka prezantuar fanellën e parë, për sezonin e ardhshëm. Bluza e edicionit 2025-2026 do të jetë ajo tradicionalja, bardhezi, por jo vetëm kaq.
“Adidas” ka vendosur edhe vija rozë në fanellë, duke sjellë një risi për Juventusit. Gjithashtu edhe stema do të ketë ngjyrën rozë.



Vitet e fundit, klube të ndryshme kanë ardhur me risi në bluzat e tyre, kjo edhe për shkak të marketingut.
Juventusi aktualisht mban vendin e katërt në renditje dhe është në garë për një vend në Champions League.
Torinezët duhet të fitojnë dy ndeshjet e mbetura dhe nëse e realizojnë këtë, do të jenë në kompeticionin më të rëndësishëm për klube.
/tvklan.al