Turistët e huaj vijojnë të tregojnë interes për historinë e qytetit të Gjirokastrës. Ky qytet në muajt e parë të këtij viti është vizituar nga mbi 8 mijë vizitorë, ndërsa kalaja e Argjirosë mbetet më e vizituara.

Edhe në këtë periudhë, më e vizituara mbetet kalaja e Gjirokastrës. Sipas autoriteteve, ka një rritje të numrit të vizitorëve, që është më e lartë se në të njëjtën periudhë të vitit 2025.

“Kemi një rritje të numrit të vizitorëve krahasuar me të njëjtën periudhë të 2025-s”, shprehet Ardis Duka, drejtor i Trashëgimisë Kulturore, Gjirokastër.

Interes më të lartë tregojnë turistët e huaj, ndërsa të parët renditen të ardhurit nga Spanja.

“Vizitorët e huaj janë 70%. Nga vizitorët e huaj, pjesa dërrmuese janë spanjollë, italianë, gjermanë apo edhe grekë”.

Në Gjirokastër presin që interesi nga turistët të jetë i lartë. Ndaj njësitë akomoduese dhe hotelet kanë nisur përgatitjet për sezonin e ri turistik.

Klan News

/tvklan.al