Kalaja e Shkodrës vijon të tërheqë turistë nga e gjithë bota.
Çdo ditë, qindra vizitorë nga vende të ndryshme zgjedhin të ngjiten në monumentin më të rëndësishëm historik të qytetit për të zbuluar historinë e saj shekullore dhe për të shijuar panoramën unike mbi Shkodrën, liqenin dhe lumenjtë.
“Është shumë bukur, vërtet shumë bukur. Jam shumë e lumtur që ndodhem këtu. Gjithçka është e këndshme dhe e bukur. Më pëlqen shumë. Pamja është e mrekullueshme”, thanë turistët.
“Sigurisht që na pëlqen. Pamja është fantastike dhe prej këtu mund të shohësh të gjithë qytetin. Nuk dimë shumë për historinë, vetëm disa gjëra, pasi unë kam origjinë shqiptare. Babai im është nga Shkodra.Kam qenë këtu kur isha e vogël, rreth katër ose gjashtë vjeçe. Aktualisht jetoj në Greqi, nuk jetoj këtu. Kjo është hera jonë e parë që vij tashmë si e rritur. Na pëlqen vërtet shumë, e duam këtë vend”, thanë turistët.
“Belgjikë: Pamja është e bukur dhe kalaja është shumë e madhe e madhështore. Është vërtet shumë bukur. Më pëlqen Shqipëria”, thanë turistët.
Katalonjë: Këtu ka shumë gjëra të ndryshme për të parë. Ka histori, por edhe qytet dhe shumëçka tjetër. Është e jashtëzakonshme. Kalaja është ruajtur shumë mirë dhe ka një shtrirje tepër të madhe.. Pamja është e pabesueshme, është mahnitëse. Është dita jonë e katërt në Shqipëri dhe jemi shumë të lumtur që ndodhemi këtu. Është e mrekullueshme të shohësh të gjitha malet, lumenjtë, rrugët e vjetra që nuk përdoren më dhe rrugët e reja”, thanë turistët.
Kalaja e Shkodrës vazhdon të jetë një nga destinacionet turistike më të vizituara në Shqipëri.
Përmes historisë, legjendës dhe panoramës së saj unike, ajo mbetet një nga monumentet më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore.
/tvklan.al












Botërori 2026 