Të gjithë në ankth për Kupën e Botës 2026. Televizioni Klan do të transmetojë eventin më të rëndësishëm global.
Komentatori Alban Xhihani tha se Tv Klan do të vijë me dy emisione të mrekullueshme, duke qenë pranë publikut shqiptar në këtë event të jashtëzakonshëm.
Komentatori Alban Xhihani: Jemi super gati. Jemi live në Tv Klan sepse nis ky rrugëtim 40-ditor i mrekullueshëm, për të kënaqur të gjithë ata që ndjekin Tv Klan. Do të shoqërohemi nga dy programe të jashtëzakonshme. Ndeshjet do të nisin nga ora 18:00 e deri në orët e para të mëngjesit.
Moderatorja Marina Vjollca deklaroi se ekrani kampion është gati që të transmetojë kampionët. Ajo tregoi se në emisionet e Tv Klan do të ketë analiza, të ftuar, kronika, lidhje direkt, personazhe etj.
Marina Vjollca: Kampionët janë përgatitur fuqishëm, që të sjellim një super spektakël. Do jketë analiza, të ftuar, kronika, lidhje direkt, personazhe dhe disa gjëra, që janë speciale. Jam e gëzuar që Botërori bën bashkë familje, miq, që të ulen përpara ekranit dhe për të dhuruar emocione.
Emocionet e Kampionatit Botëror 2026 do të vijnë në shtëpitë tuaja përmes ekranit kampion TV Klan.
I gjithë spektakli nga SHBA-të, Meksika dhe Kanadaja do të transmetohet falas për të gjithë, nga veriu në jugun e Shqipërisë. Eventi më madhështor i globit po troket dhe TV Klan është gati për nisjen e një maratone transmetimi me dy emisione të dedikuara këtij kompeticioni.
Çdo ditë përpara dhe pas çdo ndeshjeje me emisionin L’Amerika nën moderimin e Lenida Halilajt dhe të ftuarve për analizat e detajuara gjithçka ndodh në fushën e lojës.
Në mbrëmje spektakli do të kulmojë me emisionin e shout, ku Marina Vjollca me ekipin e saj kampion janë gati për të mbërthyer përpara ekranit të gjithë shqiptarët me emisionin Kampionët e Botës.
/tvklan.al












Botërori 2026 
