Meksikë-Afrikë e Jugut ngre siparin e Botërorit. Ndeshja hapëse, luhet sot më 11 qershor, duke nisur nga ora 21:00 dhe transmetohet në TV Klan.
Meksika që është edhe një nga vendet mikpritëse të Kupës së Botës duket më favorite edhe për historinë që ka te pjesëmarrjet në këtë aktivitet.
Statistikat janë në anën e skuadrës meksikane që nuk e ka humbur asnjë nga ndeshjet hapëse në 7 Botërorët e fundit, 5 fitore dhe 2 barazime.
Meksika konsiderohet edhe favorite në Grupin A ku ndodhet dhe Koreja e Jugut e Çekia. Afrika e Jugut ka pjesëmarrjen e saj të katërt në një Kupë Bote, por nuk e ka kaluar asnjëherë fazën e grupeve.
Pak minuta para fillimit, janë zbuluar edhe formacionet zyrtare të kësaj përballje.
FORMACIONET ZYRTARE:
Meksika: Rangel; Reyes, Montes, Vasquez, Gallardo; Lira, Quinones, Fidalgo, Gutierrez, Alvarado; Jimenez.

Afrika e Jugut: Williams, Modiba, Mbokazi, Sibisi, Okon, Mudau, Mokoena, Sithole, Adams, Foster, Rayners.













Botërori 2026 
